Dyshimi për një të vdekur nga erërat e forta në Prishtinë, IML në vendin e ngjarjes

Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML) është në vendin e ngjarjes, në lagjen ‘Pejton’ të Prishtinës ku dyshohet se një person ka mbetur i vdekur, pasi një lis ka rënë në tokë si shkak i erërave të forta.

Sipas Policisë së Kosovës, mosha e personit që dyshohet se ka vdekur është 30 vjet, ndërsa një grua tjetër e moshës po ashtu 30 vjeçare është lënduar dhe është dërguar për në QKUK.

Në vendin e ngjarjes po ashtu ka dalë edhe KEDS, pasi që edhe një shtyll elektrike është rrëzuar, si shkak i erërave të forta.

Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, rasti ka ndodhur rreth orës 15:00.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para janë ngritur dyshimet se njëri nga të lënduarit mashkull, rreth 30 vjeç ka humbur jetën përderisa e lënduara tjetër femër poashtu rreth 30 vjeç  është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka bërë të ditur Borovci.

Dyshohet për një të vdekur nga rrëzimi i lisit në Prishtinë