Dyshimet rreth kontrollit të cilësisë së naftës - LIVE

Sonte në emisionin “Kallxo Pernime” mund të ndiqni hulumtimin rreth krijimit të trupave inspektuese për kontrollin e cilësisë së naftës.

Udhëzimi administrativ i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë kontrollin e cilësisë së naftës këtë vit ia mori Doganës së Kosovës dhe e kaloi te trupat inspektuese private të emëruara nga kjo Ministri.

Ministria e Tregtisë dhe industrisë ka emëruar dy kompani për kontrollin e cilësisë së naftës: kompaninë e Jakup Gashit dhe kompaninë e Valdet Teneqes.

Valdet Teneqja është baxhanaku i Endrit Shalës, ish-ministrit të Tregtisë dhe Industrisë.

Cili është komenti i Valdet Teneqes që emërimi i kompanisë së tij nga MTI-ja u bë në kohë sa baxhanaku i tij ishte ministër?

Çka thotë Endrit Shala për nënshkrimin e tij në vendimin për emërim të baxhanakut të tij?

Detajet se si u mbyll laboratori i Doganës së Kosovës edhe pse shteti me paratë e taksapaguesve kosovarë investoi mbi 1 milion euro.

Pse këto udhëzime po kundërshtohen nga Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës?

Çka thotë Ministria e Tregtisë dhe Industrisë rreth këtyre trupave inspektuese?

Pse ministri Vesel Krasniqi nuk po e shfuqizon udhëzimin administrativ edhe pse ka pranuar disa shkresa nga kryeministri Avdullah Hoti?

Çka ka ndikuar te kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, i cili ndonëse ka premtuar në muajin janar ende nuk e ka anuluar këtë udhëzim administrativ?

A po tentohet të krijohet monopol në tregun e naftës rreth pigmentimit apo ngjyrosjes së naftës?

Emisioni transmetohet sonte nga ora 22:15 në TV Dukagjini dhe live në KALLXO.com