Avokati i Popullit

Dyshimet për shkelje ligjore, Avokati Popullit anuloi blerjen e telefonave

Institucioni Avokatit të Popullit (IAP) ka bërë publike se ka anuluar aktivitetin e prokurimit për blerjen e telefonave mobil, procedurë kjo e nisur muajin e kaluar.

Sipas njoftimit  dyshohet për shkeljet të ligjit që rregullon këtë fushë.

Me 9 prill të muajit të kaluar, në platformën elektronike “e-prokurimit” të Komisionit Rregullativ për Prokurim Publik (KRPP) bëhet shpallja për thirrje për kontratë për blerjen e telefonave.

Sipas njoftimit për kontratë, Avokatit i Popullit kishte ndarë 4 mijë euro për blerjen e 14 telefonave mobil.

Për këtë tender, u përdor procedura e hapur e prokurimit me kriter për dhënie të kontratës çmimin më të ulët.

Ditë më vonë bënë edhe disa korrigjime lidhur e këtë aktivitet të prokurimit, duke rezultuar më vonë me anulimin e këtij tenderi.

Bazuar në njoftimin për anulimin e tenderit  merret vesh se kjo procedurë e prokurimit është anuluar pas hapjes së ofertave në të cilën Avokati i popullit identifikon edhe arsyen e anulimit.

“Një shkelje e LPP-se ka ndodhur, apo do të ndodh në procedurën e prokurimit, e cila nuk mund të rregullohet, apo të parandalohet përmes një amendamenti ligjor të kushteve të prokurimit”, thuhet në arsyen e anulimit të cilën avokati ka selektuar.

Sipas Ligjit për Prokurim Publik, autoriteti kontraktues me rastin e anulimin të një procedure të tenderimit, duhet të plotësoj formularin përkatës për anulimin e aktiviteti të prokurimit, ku në njoftim në mes tjerash kërkohet të dihet arsyeja e anulimit e cila mund të jetë para hapjes së ofertave,  apo pas hapjes të ofertave.

KALLXO.com ka raportuar muajin e kaluar lidhur me inicimin e kësaj procedure të prokurimit për blerjen e telefonave mobilë.

http://kallxo.com/avokati-i-popullit-4-mije-euro-per-14-telefona/

Avokati i Popullit në vitin 2016 kishte blerë telefona mobilë për nevojat e këtij institucioni. Madje, ky institucion kishte blerë një telefon mobil në “Iphone 6” në vlerë prej 630 euro.

http://kallxo.com/iphone-830-euro-per-zyren-e-avokatit-te-popullit/.