Dyshimet për përfshirjen e tre kirurgëve në korrupsion, MSH tregon se rasti po hetohet

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar lidhur me raportimin e disa mediave për mundësinë e korruptimit të tre kirurgëve në Spitalin e Vushtrrisë duke thënë se ata janë duke u hetuar dhe do të ndërmarrë të gjitha masat e parapara ligjore.

“Në lidhje me rastin e rapotuar në medie për rastin e Spitalit të Vushtrrisë, Ministria e Shëndetësisë përmes Bordit të SHSKUK- së, sot pasdite ka pranuar njoftimin zyrtar nga Spitali i Vushtrrisë, “Shekih Zajed” së tre kirurgë tashmë një kohë janë duke u hetuar nën dyshimin për korrupsion” – thuhet në njoftimin e ministrisë.

Tutje thuhet se Ministria e Shëndetësisë dhe SHSKUK-ja janë në dispozicion të organeve të hetuesisë që procesi i hetimeve të vazhdojë deri në zbardhjen e plotë, dhe njëkohësisht përmes mekanizmave brenda institucioneve ditëve në vijim do të ndërmarrim të gjitha masat e parapara ligjore.

Reagimi i plotë:
Në lidhje me rastin e rapotuar në medie për rastin e Spitalit të Vushtrrisë, Ministria e Shëndetësisë përmes Bordit të ShSKUK- së, sot pasdite ka pranuar njoftimin zyrtar nga Spitali i Vushtrrisë, “Shekih Zajed” së tre kirurgë tashmë një kohë janë duke u hetuar nën dyshimin për korrupsion.
Ministria e Shëndetësisë dhe ShSKUK janë në dispozicion të organeve të hetuesisë në mënyrë që procesi i hetimeve të vazhdojë deri në zbardhjen e plotë, dhe njëkohësisht përmes mekanizmave brenda institucioneve ditëve në vijim do të ndërmarrim të gjitha masat e parapara ligjore.