Dyshimet për ngacmim të nxënëses, lirohet punëtori teknik i shkollës në Istog

Prokurori i shtetit nuk ka gjetur elemente të veprës penale prandaj nuk ka inicuar rast ndaj punëtorit teknik të një shkolle në Istog, i cili sot u arrestua nën dyshimin se ka shqetësuar seksualisht një nxënëse.

Kështu tha për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi dhe shtoi se i dyshuari është liruar.

Policia e Kosovës ishte njoftuar për ngjarjen rreth orës 13:00, ndërsa rasti dyshohet të ketë ndodhur në një shkollë fillore të një fshati në Istog.

Gashi ka treguar se Policia kishte dalë në vendin e ngjarjes sapo ka pranuar informatën dhe kishte arrestuar të dyshuarin.