Foto: Ilustrim

Dyshimet për korrupsion - Arrestohen dy zyrtarë të Agjencinë Qendrore të Prokurimit

Tre persona, dy prej tyre zyrtarë të Agjencinë Qendrore të Prokurimit, janë arrestuar gjatë ditës së sotme nën dyshimin për korrupsion.

Polica e Kosovës ka bërë të ditur përmes një njoftimi për media se arrestimet janë kryer gjatë një operacioni nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit të Policisë së Kosovës.

“Në operacioni realizuar në rajonin e Prishtinës, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Policisë së Kosovës janë arrestuar tre (3) personave të dyshuar, dy (2) prej tyre punonjës në agjencinë qendrore të prokurimit, mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare”, thuhet në njoftimin e policisë.

Operacioni policor, thuhet më tej në njoftim është realizuar në koordinim dhe bashkëpunim me prokuroritë kompetente.

Policia e Kosovës, thuhet më tej në njoftim vazhdon përkushtimin  dhe angazhimin e sajë, në parandalimin e aktiviteteve kriminale, shkatërrimin e grupeve kriminale dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar.