Kufiri Kosovë-Serbi. Foto: BIRN

Dyshimet për kontrabandë, sekuestrohen pesë dele

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të një automjeti janë gjetur dhe konfiskuar pesë dele për të cilat nuk posedonte dokumente përcjellës.

Rasti ka ndodhur para dy ditësh në fshatin Novosellë të Kamenicës.

Në konsultim me prokurorin, kafshët e kontrabanduar janë dërguar në Terminalin Doganor për procedim të mëtutjeshëm.

Rasti është duke u trajtuar si “kontrabandë me mallra”.