Kryeministri britanik, Boris Johnson.

Dyshimet për infektim me coronavirus, vetizolohet kryeministri britanik

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, do të vetizolohet pas kontaktit me sekretarin e Shëndetësisë, Sajid Javid, i cili doli pozitiv për coronavirus, raporton BBC. 

Në vetizolim do të jetë edhe kancelari i Thesarit, Rishi Sunak.

Njoftimi për vetizolimin e zyrtarëve vjen vetëm disa orë pasi ata thanë se do të merrnin pjesë në një ngjarje për pilotim.