Betohen ushtarët e FSK-së

Dyshimet për helmimin e pjesëtarëve të FSK-së, Ministria tregon rezultatin e analizave

Lidhur me dyshimet për helmimin në ushqim të pjesëtarëve të FSK-së, Ministria e Mbrojtjes ka deklaruar se rezultatet e ushqimit kanë rezultuar në parametrat normal dhe jo të dëmshme, si dhe në mostrat e analizuara nuk janë izoluar baktere patogjene.

Ministria ka bërë të ditur se në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Shëndetësisë Publike të Kosovës janë realizuar analizat fiziko –kimike dhe mikrobiologjike të mostrave të ushqimit të konsumuar të pjesëtarëve me simptome.

“Bazuar në rezultatet e këtyre analizave, Inspektorati Sanitar i Kosovës i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në procesverbalin nr. 0001375, të datës 13.04.2022, njofton se rezultatet e ushqimit kanë rezultuar në kufijtë (parametrat) normal dhe jo të dëmshme, si dhe në mostrat e analizuara nuk janë izoluar baktere patogjene. Me këtë rast, shfrytëzojmë rastin të falënderojmë, autoritetet profesionale të IKSHPK-së dhe AUV-së për punën e tyre me përkushtim për trajtimin sa më të shpejtë të këtij rasti”, thuhet në njoftimin e këtij institucioni.

Në fillim të muajit prill është raportuar në mediat online për helmimin e pesë pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga ushqimi.

Më pas ministria reagoi duke thënë se të gjithë ata që kanë kërkuar ndihmë mjekësore tash janë shëndosh e mirë.

Që nga ajo kohë, kanë qenë duke pritur të rezultateve nga IKShPK.

Ministria e Mbrojtjes flet rreth dyshimeve për helmim të disa pjesëtarëve të FSK-së