Dyshimet për helmim policia bllokon qendrën e verifikimit të votave

Në Qendrën e verifikimit të votave ka nisur ekzaminimi nga institucionet gjegjëse, pasi është ndërprerë procesi i verifikimit të votave të ardhura nga Serbia, për shkak të kundërmimit të zarfeve.

Në vend të ngjarjes janë vendosur edhe njësite të policisë.

KALLXO.com ka raportuar se verifikuesit kanë pësuar alergji pasi kanë prekur zarfet me votat e ardhura nga Serbia.

Një pjesë e personave që kanë pësuar alergji kanë shkuar për kontrolle mjekësore.

Për disa janë lëshuar udhëzim për në Klinikën Infektive.

Pas këtij incidenti, Besnik Buzhala nga divizioni i Shërbimit të Votuesva, ka ndërprerë procesin e verifikimit të votave, me arsyetimin se nuk do të rrezikojë personelin.

KQZ-ja diskuton për 4,500 zarfet me vota të diasporës