Dyshimet për hapjen e kasafortës së dokumenteve të Presidentit, fillon raportimin drejtori i AKI-së

Drejtori i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Kreshnik Gashi ka arritur në sallën ku pritet të filloj raportimi i tij para komisionit për mbikëqyrje të AKI-së.

Gashi në këtë mbledhje ka ardhur në shoqërimin e dy personave të Mbrojtjes së Afërt.

Gashi është ftuar të raportoj në lidhje me gjendjen e sigurisë në Kosovë.

Gjatë ditës së djeshme Deputeti i LVV-së, Arbër Rexhaj ka konfirmuar për KALLXO.com se Gashi është thirrur të raportoj pas raportimeve se në kasafortën e presidencës janë tentuar të merren disa dokumente konfidenciale nga ana e një personi i cili është prezantuar si inspektor i AKI-së.

Raportimi i Gashit do të mbahet me dyer të mbyllura.

Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Kreshnik Gashi, është ftuar nga Komisioni për mbikëqyrjen e AKI-së të raportojë në lidhje me raportimet se inspektorë të AKI-së kanë tentuar të marrin disa dokumente konfidenciale nga kasaforta e Presidencës së Kosovës.

Gashi para anëtarëve të këtij komisioni ka raportuar edhe një javë më parë.

Raportimi i Shefit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ishte me dyer të mbyllura.

Raportimi i Gashit ishte i shkurtër pasi që siç kishte deklaruar deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha kjo për shkak të agjendës së Gashit.

Siç kishte thënë Basha, shefi i AKI-së kishte raportuar rreth sigurisë në vend.

Dyshimet për hapjen e kasafortës së dokumenteve të Presidentit, nesër drejtori i AKI-së raporton para deputetëve