Dyshimet për falsifikim të testeve të COVID-19, ndalohen në Shkup katër shtetas të Kosovës

Katër shtetas të Kosovës janë ndaluar nën dyshimin se kanë falsifikuar teste të COVID-19.

Blerim Bajqinca, pronar i laboratorit privat ‘Olive’, ka konfirmuar për KALLXO.com se janë njoftuar nga Policia maqedonase se të njëjtit kanë hasur në teste të dyshimta.

“Ne ju kemi konfirmuar se testet janë te falsifikuara ndërsa autoritetet na kanë konfirmuar se do nisin procedurat penale për shtetasit e Kosoves”, ka thënë Bajqinca.

Falsifikimi i testeve është vepër penale ndërsa ata që zihen me to rrezikojnë t’i humbin vizat e punës dhe të drejtën për të udhëtuar.

Kallxo Përnime në prill të këtij viti kishte transmetuar emisionin ‘Mashtrimet me Teste’, që trajtonte falsifikimin e testeve PCR.

www.kallxo.com

.