Dyshimet për dhunimin në Prizren, detaje nga Prokuroria

Në lidhje me një rast të dhunimit në Prizren dhe arrestimin e një burri të dyshuar, viktima është një e mitur.

Nga Prokuroria e Prizrenit kanë thënë për KALLXO.com se nuk mund të japin detaje të tjera përveç të dhënave në raportin policor, pasi sipas tyre viktima është e mitur.

KALLXO.com ka raportuar të hënën se Policia e Kosovës e ka arrestuar një burrë të dyshuar për dhunim.

Sipas PK, arrestimi ka ndodhur të dielën në ora 18:10.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi ka kryer veprën e lartcekur”- thuhet në raportin policor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.