Foto-ilustrim

Dyshimet për dhunimin e të miturës, Gjykata vendos ndaj dy të miturve

Gjykata e Ferizajt ka caktuar paraburgimin prej një muaji kundër dy të miturve që po të dyshohen për dhunimin e një vajzë nën 14 vjeç.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se të dyshuarit e mitur kanë keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën, e cila është nën moshën 14-vjeçare, me ç`rast ka kryer akt seksual me të.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.