Dyshimet për dhunimin e një 12-vjeçareje në Ferizaj, flet kryeprokurori

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari ka folur për rastin që dyshohet se është dhunuar seksualisht një 12-vjeçare në Ferizaj.

Viktima, që dyshohet se është dhunuar nga një 19-vjeçar, sipas Jasharit po dyshohet se nuk ka shkuar me detyrim tek i dyshuari.

“I dyshimti është 19-vjeçar, e mitura ka shku me vullnet” – ka thënë Jashari duke shtuar se ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e të dyshuarit.

Kryeprokurori ka treguar se ndaj të dyshuarit është paraqitur edhe kërkesa për paraburgim dhe se i njëjti nuk ka të kaluar kriminale.

Për këtë ngjarje është njoftuar edhe në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, ku u tha se rasti është raportuar nga nëna e viktimës.

Sipas Policisë, nëna kishte thënë se vajza e saj e mitur kishte dalë nga shtëpia dhe se nuk e dinte vendndodhjen e saj.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur dje, 21 nëntor 2022, rreth orës 01:00 të mëngjesit dhe se njësitet e Policisë kanë arritur ta gjejnë të miturën dhe më pas është bërë edhe arrestimi i të dyshuarit.

Një 12 vjeçare dyshohet se është dhunuar seksualisht në Ferizaj