Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com
Dyshimet për dhunë në familje, rastet e raportuara në 24 orët e fundit
Tri raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë, tregojnë të dhënat e policisë.
Rastet kanë ndodhur në Lipjan, Rahovec e Gjakovë.
Në Lipjan, një burrë është arrestuar nën dyshimin se e ka rrahur një burrë tjetër.
“Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”- thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Ndërsa në Rahovec një burrë është arrestuar sepse dyshohet se në gjendje të dehur e kishte rrahur një burrë tjetër.
Sipas policisë, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Dy gra janë arrestuar nga Policia e Kosovës pasi që dyshohet se janë kacafytur mes vete, në Gjakovë.
“Janë arrestuar dy të dyshuara femra kosovare pasi që të njëjtat pas një mosmarrëveshje janë kacafytur në mes vete, me ç’rast ka ndërhyrë viktima femër kosovare e cila si pasojë ka pësuar lëndime trupore”- thuhet në raport.
Me urdhër të prokurorit, të dyshuarat janë liruar në procedurë të rregullt.