Foto: KALLXO.com

Dyshimet në pamjet ku polici plagos qytetarin

Edicioni i radhës i KallxoPernime sjell hulumtimin për plagosjen e muajit dhjetor ku një qytetar u plagos nga një polic i Kosovës në afërsi të Stacionit të Policisë në Graçanicë.

Hulumtimi zbardh se në kamerat e sigurisë të cilat kishin filmuar ngjarjen ka pasur ndërhyrje veçanërisht në pjesën ku ndodhi incidenti.

Në dhjetor në afërsi të Stacionit të Policisë një polic kishte qëlluar me armën e tij zyrtare në drejtim të një makine në lëvizje.

Analiza e rastit tregon se polici është akuzuar vetëm për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm ndërsa ka versione të ndryshme se cilat vepra janë kryer gjatë kësaj ngjarje.

Në intervista familjarët, mbrojtja dhe ekipi hetimor japin versione të ndryshme rreth ngjarjes e cila që nga muaji dhjetor ende nuk ka marrrë një epilog përfundimtar.

Hulumtimi transmetohet sonte nga ora 22 e 15 në Radiotelevisionin Dukagjini dhe në KALLXO.com