Dyshimet e vëllait se motrën e mitur e mori një person dhe e dërgoj në Mal të Zi

Një rast i mbajtjes së kundërligjshme të fëmijës është hapur gjatë ditës së djeshme në Fushë Kosovë.

Policia ka bërë të ditur se një person ka raportuar se motra e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe i njëjti dyshon se viktima ka shkuar në Mal të Zi me një person që kishte krijuar lidhje dashurie.

Me vendim të prokurorit, rasti po vazhdon të hetohet.