Medalja e nënshkruar nga Sllobodan Millosheviq për njërin nga të arrestuarit

Dyshime se veteranë serbë nga Beogradi tentuan të futeshin në Leposaviq

Disa orë më parë Policia e Kosovës publikoi një njoftim ku shkruhej se ka ndaluar dy shtetas të Serbisë të cilët ishin duke bartur disa mjete të ndaluara, si: thika, maska, shufra të metalit dhe materiale propagandistike.

Dy serbët janë burgosur nga policia, ndërsa të dhënat nga hetimet tregojnë se këta personat po hetohen për lidhjet e tyre me “Brigadën 72” e cila është  brigade ushtarake, e destinuar për operacione të veçanta, sabotim dhe kundërsabotim, kryengritje dhe zbulim si dhe kundërterrorizëm në ushtrinë e Serbisë.

Dy personat e arrestuar janë Ivan Sekuliq nga Beogradi dhe pasagjeri Sinisa Jevtiq nga Bogradi, Krushevac-Serbi.

Fotografi ne Facebook njeri nga të arrestuarit pretendohet të jetë në Koshare

 

 

Njëri nga ta në profilin e tij në Facebook ka të publikuara fotografi nga lufta e po ashtu fotografi të medaljeve të dhëna nga ish presidenti i Jugosllavisë Sllobodan Millosheviq.

Medalja e nënshkruar nga Sllobodan Millosheviq për njërin nga të arrestuarit

Kallxo ka kërkuar të dhëna shtesë nga policia për të konfirmuar nëse hetimet janë duke u zhvilluar në drejtim të lidhjes së këtyre personave  me strukturat ushtarake, mirëpo përgjigja ka qenë të adresohemi në komunikatën zyrtare.

Njëri nga prokurorët special që është duke trajtuar rastin është deklaruar për Kallxo.com duke konfirmuar se njëri nga të arrestuarit është ish-veteran i ushtrisë ndërsa janë duke hetuar për qëllimet e aktiviteteve të tyre në Kosovë.

Kryeministri Albin Kurti ka përmendur gjatë ditës së djeshme se kanë prova që grupe të ekstremit të djathtë nga Serbia janë futur në Kosovë për ta destabilizuar vendin.

Kryeministri i ka quajtur këto grupe si “milici fashiste”.

Dhjetëra incidente janë regjistruar këto ditë në veri përfshirë sulme ndaj gazetarëve ndërsa KFOR-i dhe mekanizmat ndërkombëtarë nuk kanë konfirmuar që këto sulme po kryhen nga grupet e ekstremit të djathtë.