Dyshime se truprojet e boss-it të veriut rrahën një pronar lokali në Mitrovicë

Një rrahje ka ndodhur sonte në një kafiteri në veri të Mitrovicës, ku dyshohet se është përfshirë edhe një polic.

Pronari i një kafeterie është rrahur nga disa persona.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21;30 në rrugën “Mbreti Petri” afër shëtitores në veri të Mitrovicës.

Siç mëson KALLXO.com, në këtë rast dyshohet që është i involvuar edhe një zyrtar policor i Njësisë së Reagimit të Shpejtë në veri të Mitrovices.

Tutje KALLXO.com mëson se të dyshuarit kryesor  në rrahjen e pronarit të kafeterisë dyshohet se janë edhe pjesëtarë te sigurimit të njërit nga boss-ët e veriut të Kosovës.