Dyshime se ndaj zyreve të KQZ-së u gjuajt edhe me 'shock bomba'

Disa shpërthime dhe sirena në veri të vendit janë dëgjuar në orët e pasdites së sotme.

‘Shock bombat’ siç mëson KALLXO.com janë gjuajtur në drejtim të zyreve të KQZ-së në vendin ku ishin edhe zyrtarët policor të Policisë së Kosovës.

Të njëjtit ishin në mbështetje të KQZ-së deri sa po bëhej edhe vendosja e zyrtarëve të lartë të përzgjedhur nga KQZ për të zëvendësuar ata të dorëhequrit javë më parë.

Gjatë ditës së sotme ka qenë e paraparë që zyrtarët e përzgjedhur të lartë komunal së bashku me zyrtarë të KQZ-së, Ministrisë së Pushtetit Lokal të vendosen nëpër komunat me shumicë serbe të cilat tash e sa javë janë duke funksionuar pa kryetarë të komunave për shkak se të njëjtit kanë dhënë dorëheqje.

KALLXO.com mëson se KQZ ka kërkuar tash e disa ditë që gjatë kësaj kohe kur pritej të vendoseshin zyrtarët e lartë komunal që janë përzgjedhur për të zëvendësuar ata të dorëhequrit, të kenë edhe mbështetjen e Policisë së Kosovës.

Tutje siç mëson KALLXO.com në momentet kur është tentuar zëvendësimi i zyrtarëve të lartë, është lëshuar edhe alarmi në pjesën veriore të Kosovës.

Lëshohen sirenat në veri të Kosovës, sot pritej të vendoseshin zyrtarët e lartë komunal në komunat veriore