Vetura në zjarr/ Ilustrim

Dyshime për zjarrvënie të qëllimshme në një veturë në Fushë Kosovë

Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se vetura e tij që ishte e parkuar është përfshirë nga zjarri, në Fushë Kosovë.

Sipas organeve të rendit, në bazë të hetimeve fillestare dyshohet se zjarri është shkaktuar qëllimisht.

“Njësitë policore i janë përgjigjur rastit dhe sipas hetimeve të para dyshohet se zjarri është shkaktuar qëllimisht. Zjarri ishte fikur nga viktima, përderisa rasti vazhdon të hetohet nga njësitet policore”- thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Rasti ka ndodhur më 14.10.2024, rreth orës 02:50.