foto: Ilustrim

Dyshime për vjedhje, një personi i konfiskohen 86 ‘fellne’ të veturave

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person nën dyshimin për vjedhje të rëndë.

Rasti ka ndodhur në fshatin Grabovc të Fushë Kosovës, dje rreth orës 13:00.

Sipas policisë  është arrestuar një person pasi që gjatë kontrollit të automjetit, janë gjetur dhe konfiskuar rreth 86 copë disqe (fellne) të automjeteve të markave të ndryshme të cilat dyshohet se janë të vjedhura.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.