Ilustrim
Dyshime për vetëvrasje në Prelluzhë të Vushtrrisë
01.7.2020 - 10:17
Një person dyshohet të ketë kryer vetëvrasje në fshatin Prelluzhë të Vushtrrisë.
Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 12:40.
Sipas policisë, viktima është gjetur pa shenja jete, ndërsa vdekjen e viktimës e ka konstatuar edhe ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Sipas detajeve të policisë, viktima dyshohet të ketë kryer vetëvrasje me armë, pasi që në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një armë e shkurtë me karikator, 30 fishekë dhe një gëzhojë.
Trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore .