Ilustrim

Dyshime për të shtëna me armë në Fushë Kosovë

Rreth orës 20:30, Policia e Kosovës ka marrë informacion për të shtëna me armë në fshatin Miradi të Fushë Kosovës.

Bazuar në të dhënat fillestare, nuk raportohet për të lënduar.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë se është identifikuar një person i dyshuar.

Aktualisht hetuesit policorë kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.