Ilustrim: Sulmet kibernetike - Foto: REL/Shutterstock

Dyshime për sulme kibernetike në dy institucione të Kosovës, Policia jep detaje

Sot gjatë ditës është raportuar se në Ministrinë e Financave dhe në Telekomin e Kosovës ka pasur sulme kibernetike.

Përderisa Telekomi i Kosovës ka reaguar duke mohuar se ka ndodhur një gjë e tillë, Ministria e Financave ende nuk ka dalë me ndonjë reagim zyrtar.

Në anën tjetër Policia e Kosovës ka thënë se janë duke u hetuar dy raste të dyshuara për sulme kibernetike.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Sot është raportuar për sulme kibernetike në dy institucione. Informatat e pranuara po trajtohen nga ana e specialstëve të Policisë për hetimin e krimeve të tillë, në koordinim me institucionet ku dyshohet të kenë ndodhur sulmet kibernetike”, ka thënë Borovci.

Telekomi i Kosovës mohon të jetë përballur me sulme kibernetike