Dyshime për ryshfet, shtetasi i Malit të Zi ia hodhi 5 euro zyrtarit policor kufitar të Kosovës

Një shtetas i Malit të Zi është arrestuar në pikë-kalimin kufitar Kulla pasi derisa kishte qenë duke drejtuar kamionin me targa të  huaja, në dalje të kufirit, zyrtarit policor i kishte hedhur 5 euro së bashku me dokumente.

Në raportin e policisë thuhet se lidhur me rastin është  njoftuar prokurori.

Rasti ka ndodhur më 16 janar rreth orës 14:40.