Dyshime për plagosje në Fushë Kosovë

Një person dyshohet se është plagosur në një lokal në afërsi të rreth rrotullimit në Fushë Kosovë.

KALLXO.com ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes ku shihet se rruga është bllokuar nga njësitet policore.

KALLXO.com po pret një përgjigje nga ana e policisë në lidhje me këtë rast.

Bllokimi i rrugës ka shkaktuar kolona të madha në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë, saktësisht tek rreth rrotullimi në Fushë Kosovë.