Dyshime për parregullsi në dy fshatra të Skenderajt

Prokurori Ismet Ujkani ka thënë për KALLXO.com së kanë marrë informata se në dy qendra të votimit në fshatin Izbicë dhe Prekaz të Poshtëm të Skenderajt janë raportuar parregullsi.

Megjithatë Prokurori Ujkani nuk ka qenë në gjendje të flasë konkretisht për çfarë parregullsish bëhet fjalë.