Ilustrim

Dyshime për mashtrim gjatë blerjes së telefonave, ka të arrestuar nga Policia

Policia e Kosovës ka njoftuar se është dërguar në mbajtje një i dyshuar për mashtrim.

Sipas policisë, më 28 shkurt, në Prishtinë, një person e ka raportuar se i dyshuari i ka porositur dy telefona online dhe nuk i ka deponuar paratë te blerësi.

“Mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka mashtruar duke porositur dy telefona online dhe paratë nuk i ka deponuar në llogari të blerësit”, thuhet në raportin e policisë.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.