Vali Corleone | Foto: Facebook

Dyshime për kërcënimin e prindërve, gjykata vendos për Vali Corleonen

Gjykata e Gjilanit ia ka caktuar 30 ditë në paraburgim Vali Corleones, por këtë masë duhet ta mbajë në Institutin e Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë, me qëllim të ekzaminimit dhe observimit në këtë Institut.

Sipas Gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri me qëllim të frikësimit dhe të ankthit ka përdorur dhunë psiqike ndaj babait të tij, në atë mënyrë që tek i njëjti përmes sjelljeve dhe fjalëve të tij ka nxitur frikë, duke e kanosur me fjalë të ndryshme duke tentuar ta largojë nga shtëpia.

I njëjti ka hyrë në dhomën e prindërve ku kanë qenë duke fjetur dhe me ton të lartë dhe duke i bërtitur i ka kanosur “i ki 24 orë me ma liru shpijën se dijë çka të gjen”, kështu i dëmtuari detyrohet të largohet nga shtëpi.

Me këto veprime, Corleone dyshohet se ka kryer veprën penale dhunë në familje.

KALLXO.com ka raportuar më 22 mars 2022 se Vali Corleone është arrestuar herët në mëngjes pasi ndaj tij u raportua se po ushtron dhunë në familje.

KALLXO.com mëson se Vali Corleone dyshohet se ka kërcënuar prindërit e tij, ndërsa ishin këta të fundit që kanë raportuar rastin në polici.

Arrestohet Vali Corleone, dyshohet se kërcënoi prindërit e tij