Dyshime për kërcënim ndaj zyrtarëve të LDK-së, Policia jep detaje

Policia e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në lidhje me rastin e paraqitur nga zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Rastin Policia po e trajton si kanosje.

Mediat kanë raportuar sonte për planifikim të një atentati ndaj zyrtarëve të LDK-së.

Sipas raportimeve, zyrtarët e LDK-së rastin e kanë paraqitur në Polici.

Lidhur me këtë rast, nga Policia e Kosovës për KALLXO.com kanë thënë se kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me rastin – kanosje.

“Policia e Kosovës, në këtë rast drejtoria kompetente e PK-së, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore lidhur me rastin/kanosjen në fjalë. Të gjitha veprimet e mëtejme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë” – ka thënë Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës.

KALLXO.com ka bërë përpjekje të kontaktojë edhe zyrtarë të LDK-së por deri në momentin e publikimit të lajmit ata nuk kanë kthyer përgjigje.