Ilustrim

Drenas: Vajza me probleme mendore u abuzua seksualisht nga disa persona

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme me autorizim të prokurorit, ka intervistuar një vajzë në Gllogoc nën dyshimet se e njëjta është sulmuar seksualisht.

Policia ka bërë të ditur se viktima sipas mjekut ka çrregullime mendore dhe dyshohet se është duke u keqpërdorë seksualisht nga persona të ndryshëm.

Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti në fjalë dhe po vazhdon të hetohet nga ana e policisë.