Dyshime për infektime, mbyllet shkolla në Dragash

Sot në gjimnazin e Dragashit nuk është mbajt mësimi. Kështu vendosi tast forca e cila menaxhon situatën me COVID-19 në këtë komunë.

Komuna e Dragashit njoftoi se po presin disa rezultate nga IKShPK ndërsa dita e humbur do të zëvendësohet me një ditë tjerë me mësim.

Njoftimi i plotë:

Pas takimit të task forcës për arsim në Dragash , konsultimit me task forcën e shkollës dhe rekomandimeve të IKSHP u vendos  që nesër  të ndërpritet procesi mësimor në Shml “Ruzhdi Berisha” në Dragash me datë 19.10.2020 deri në arritjen e rezultateve nga IKSHPK-ja që pritet të arrijnë nesër pasdite.

Dita e humbur zëvendësohet ditëve të shtuna ose në fund të vitit shkollor.

Gjithashtu ju njoftojmë se sot është bërë dezinfektimi i objektit të shml “Ruzhdi Berisha”.

Task Forca në nivel të DKA-së në Dragash