Dyshime për helmim të qenve endacak në Pejë

Disa qytetarë kanë raportuar se në qytetin e Pejës është bërë qëllimshëm helmim i qenve endacak.

Në disa pamje të dërguara në adresë të KALLXO.com dhe të postuara në grupe për mbrojtjen e kafshëve shihen qenë të shtrirë dhe në gjendje të rëndë shëndetësore.

Rast i ngjashëm para pak muajsh është raportuar edhe në Prishtinë, ku pati shumë reagime nga organizata e qytetarë të shumtë.

KALLXO.com, ka pranuar disa video dhe foto për këtë rast, por për shkak të pamjeve mjaftë të rënda, nuk do t’i publikoj ato.

Gjithsesi, në fotot më poshtë të shkëputura nga videot e dërguara, dëshmojnë për rastin e raportuar nga qytetarët dhe mbrojtësit e qenve endacak.