Dyshime për gjuajtje me koktej molotovi në një shtëpi në Kishnicë, Policia jep detaje

Dje në mbrëmje është gjuajtur me shishe me substancë të lëngshme që dyshohet se është koktej molotovi në drejtim të një shtëpie në Kishnicë të Graçnicës.

Ngjarja është raportuar se ka ndodhur rreth orës 20:00. Për këtë ngjarje një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës së një i dyshuar i panjohur kishte hedhur shishen para oborrit së një burri.

Rasti ishte konfirmuar mbrëmë nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila kishte thënë se shishja e gjuajtur në drejtim të shtëpisë do t’i nënshtrohej ekzaminimeve të nevojshme.

Ajo kishte treguar se njësitet policore kishin dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin e shtetit kishin marrë veprimet hetimore preliminare.

Sipas policisë, nuk është raportuar për ndonjë të lënduar apo për dëme materiale.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, përderisa janë duke u kryer hetime intensive.

Ngjarja ka ndodhur në të njëjtën ditë me protestat në veri të Kosovës, pas suspendimit të Nenad Gjuriqit nga pozita e drejtorit të Policisë së Kosovës në veri. Suspendimi i Gjuriqit u përcjell edhe me dorëheqjen e zyrtarëve serbë nga institucionet e Kosovës.