
Dyshime për falsifikim të dokumenteve në katër komunat e veriut, policia kryen kontrolle dhe arrestime
22.2.2025 - 09:04
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje, më 21.02.2025 ka kryer kontrolle në katër komunat në veri të vendit, në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.
Sipas forcave të rendit, në këto komuna dyshohet se janë bërë falsifikime të dokumenteve. Për këtë, u arrestuan edhe tre persona.
“Njësit policor kanë bërë kontrolle në disa komuna, ku dyshohej për falsifikim të dokumenteve dhe po zhvillohej aktivitet ilegal. Janë arrestuar tri të dyshuara femra dhe janë sekuestruar dokumente të ndryshme. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarat janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt” – thuhet në njoftim.