Ilustrim

Dyshime për fajde në Lipjan, policia arreston një person

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, i cili dyshohet se ka dhënë para me fajde.

Sipas Policisë, personi dyshohet se ka dhënë 2,000 euro para me fajde dhe viktimës i ka kërkuar t’ia kthej 8,000 euro.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 10:30.