Dyshime për dy dhunim seksual të dy të miturave në rajon të Dukagjinit, prokuroria kërkon paraburgimin

Dy raste janë raportuar për dhunimin seksual të dy të miturave në rajonin e Klinës dhe atë të Istogut.

Rasti i dyshuar në Klinë dhe në Istog përfshinë dy të mitura si viktimave të dhunimeve, njofton Prokuroria e Pejës.

Prokuroria e Pejës ka njoftuar se ka kërkuar paraburgimin ndaj të pandehurit F.SH., i cili dyshohet për dosjen e dhunimit në Klinë.

Po ashtu për të dyshuarin në Istog M.Z. gjatë ditës do të kërkohet paraburgimi.

M.Z. dyshohet se ka dhunuar të miturën në Istog gjatë muajit të kaluar

“Lidhur me këto çështje penale, Prokuroria Themelore në Pejë, në koordinim me të gjitha institucionet relevante, do t’i ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e gjitha rrethanave të këtyre veprave penale”- thuhet në komunikatë.