Dyshime për dhunim në një vilë në Novobërdë, policia nis hetimet
20.10.2024 - 09:47
Policia e Kosovës ka thënë se dyshohet se një dhunim ka ndodhur të shtunën më 19.10.2024 në një vilë në Novobërdë.
Rasti, sipas forcave të rendit po hetohet.
“Dyshohet se rasti ka ndodhur në një vilë. Me vendim të prokurorit viktima është dërguar në strehimore dhe rasti është duke u hetuar” – thuhet në njoftim.