Foto: Ilustrim

Katër të arrestuar për ryshfet, njëri prej tyre zyrtar i MPJ-së dhe një i MPB-së

Prokuroria e Prishtinës ka njoftuar se ka arrestuar katër persona të dyshuar për marrje ryshfeti. Njëri prej tyre zyrtar i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe një zyrtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme.

J.H., A.F., B.G., janë arrestuar pasi të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprat penale -keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, dhe – marrja e ryshfetit, ndërsa H.H. dyshohet se ka kryer veprën penale -pranimi i ryshfetit në sektorin privat.

Katër të arrestuarit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 24 orë.

“Dy nga të lartcekurit, në cilësinë e zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Ministrisë së Punëve të Jashtme, dyshohen se kanë keqpërdorë pozitën zyrtare dhe kanë marrë ryshfet, ashtu që pas zbatimit të masave të fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit të lëshuara nga prokurori i rastit, janë arrestuar katër të dyshuarit nga Policia e Kosovës dhe me aktvendim të prokurorit janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, të cilët vazhdojnë të qëndrojnë nën këtë masë”, bënë të ditur Prokuroria.