Ilustrim

Dy vjeçari në Lipjan bie nga kati i dytë

Një fëmijë 2-vjeçar është rrëzuar nga dritarja e katit të dytë e shtëpisë së tij gjatë ditës së djeshme në Lipjan.

Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka njoftuar se fëmija ka lëndime të rënda trupore.

Tutje është thënë se, për rastin në fjalë, në konsultim me prokurorin, pritet që më vonë të bëhet intervistimi i familjarëve lidhur me ngjarjen.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 18:00.

Policia ka thënë se viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.