Dy vite pas shpalljes së konkursit emërohet Drejtori i Agjencisë së Akreditimit

Ish-anëtari i bordit të RTK-së, Naim Gashi është emëruar Drejtor i Agjencisë së Akreditimit të Kosovës, dy vite pasi është shpallur konkursi.

Ky vendim është marrë sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu tha se në pajtim me ligjin ministria ka formuar komision për shqyrtimin e kritereve dhe kandidatëve.

Sipas tij, për këtë pozitë ishin rekomanduar nga komisioni vlerësues tre anëtarë.

“Në pajtim me ligjin, Ministria ka formuar komisionin për shqyrtimin e kritereve të kandidatëve. 3 sekretar, 1 prej UP dhe 1 përfaqësues prej OJQ kanë qenë në komision vlerësues.  3 kandidatë janë rekomanduar si më të përshtatshëm. Afrim Lokaj, Rifat Morina dhe Naim Gashi më i poentuari nga kompania britaneze”, tha Veliu në mbledhjen e Qeveris.

Ai ka shtuar se ministria ka pranuar ankesa nga kandidatët por kanë qenë të pabazuara.

“Ministria ka pranuar ankesa nga 3 kandidatë, ato janë shqyrtuar po janë refuzuar si të pabazuara. Njëri kandidat ka parashtruar ankesë në Këshilkin e Pavarur mbikëqyrës….Pas kalimit të këtij afati dhe mos pranimit të vendimit nga Këshilli, i është dërguar MAShTI-it”, tha Veliu.

Gashi është me profesion ekonomist dhe ka qenë anëtar i bordit të RTK-së nga viti 2016 deri në vitin e kaluar. Ai po ashtu figuron edhe si profesor në kolegjin ISPE.

Konkursi për emërimin e drejtorit të AKA-së ishte hapur më datën 30 korrik të vitit 2018.

Agjencia e Akreditimit për dy vite ka funksionuar me U.D Drejtor.  Së pari kishte qenë Shyherete Reçica, e cila u shkarkuar për moskryerje të obligimeve, e pas saj Avni Gashi i cili po ashtu u shkarkua pasi sipas ministrit pati parregullsi dhe aktualisht si U.D është Shkëlzen Gërxhaliu.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi lidhur me konkursin për konkursin e Agjencisë së Akreditimit.

Mbetet pezull përzgjedhja e Drejtorit të Agjencisë së Akreditimit

 

Këshilli Shtetëror i Cilësisë kërkon ‘zëvendësimin e menjëhershëm’ të UD Drejtores së AKA-së

DOKUMENT – Ministri në detyrë emëron U.D. të Drejtorit të Agjencisë së Akreditimit

 

Këshilli Shtetëror i Cilësisë kërkon ‘zëvendësimin e menjëhershëm’ të UD Drejtores së AKA-së