Dy viktima nga COVID-19 në Shqipëri në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në Shqipëri kanë vdekur dy persona nga COVID-19, ndërsa janë konfirmuar 410 raste të reja nga 5 mijë e 252 testime të kryera.

Rastet pozitive janë nga: 149 raste në Tiranë, 50 në Shkodër, 29 në Fier, 20 në Vlorë, 19 në Sarandë, 12 raste në Gjirokastër, Korçë, 11 raste në Malësi e Madhe, Vau i Dejës, Lezhë, 8 raste në Durrës, Mat, Lushnje, 7 raste në Kavajë, Berat, Peqin, 5 raste në Kolonjë, Elbasan, 4 raste në Tepelenë, 3 raste në Pukë, Has, Tropojë, Kurbin, 2 raste në Kamëz, Dibër, Mallakastër, Përmet dhe nga një rast në Shijak, Klos, Selenicë, Konispol, Kuçovë, Poliçan, Gramsh.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se janë shëruar 46 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130 mijë e 634.

Aktualisht janë 2 mijë e 453 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor 39 pacientë.

Që nga shpërthimi i pandemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 135 mijë e 550 raste, prej tyre 130 mijë e 634 janë shëruar, 453 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen infektuese e kanë humbur 2 mijë e 463 pacientë./21Media