COVID-19 Rezultatet

COVID-19 Ilustrim - Naser Fejza

Dy viktima dhe mbi 900 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se dy persona kanë vdekur brenda 24-orëve nga COVID-19 në Kosovë.

Sipas njoftimit të MSh, janë kryer 2.619 testime prej të cilave 952 kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

512 është numri i personave të shëruar nga kjo sëmundje.

Kurse në 7.837 ka arritur numri i rasteve aktive në vend me COVID-19.