Dy vetura përfshihen në aksident trafiku në rrugën Fushë Kosovë- Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.

Një qytetar ka dërguar fotografi në redaksinë e KALLXO.com ku shihen veturat e aksidentuara në rrugën Fushë Kosovë- Prishtinë.

Sipas qytetarit, në aksident janë përfshirë një veturë civile dhe një veturë e UNMIK-ut.

Në vendin e ngjarjes kanë dal edhe zyrtarët policor të cilët po merren me rastin, por nuk dihet ende nëse ndonjë person  ka pësuar lëndime si pasojë e këtij aksidenti.