Dy vetura kaplohen nga zjarri në Prishtinë, arrestohet një person

Raportohet se dy vetura që kanë qenë të parkuara në rrugën “Ndue Perleshi” në Prishtinë janë përfshirë nga zjarri.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 00:40 pas mesnate.

Në vend ngjarje kanë dal njësitë relevante dhe zjarrfikësit që e kanë lokalizuar zjarrin.

Lidhur me ngjarjen është identifikuar dhe arrestuar një i dyshuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajte.