Ilustrim

Dy vetura aksidentohen në magjistralen Gjilan-Prishtinë

Dy vetura janë përfshirë në një aksident që ka ndodhur sot pasdite në magjistralen Gjilan-Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Po është e vërtetë, aksidenti ka ndodhur diku rreth orës 17:10 në magjistralen Gjilan Prishtinë, në hyrje të fsahtit Parallovë. Ka vetëm dëme material fatmirësisht. Dy vetura kanë qenë të përfshira”, tha Hashani.

Sipas tij, Policia e Kosovës ka dalur në vendin e ngjarjes dhe po i heton shkaqet e aksidentit.