Dy vendime qeveritare për sektorin e shëndetësisë

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka dhënë, siç thotë ai, dy lajme të mira.

Ai përmes një shkrimi në llogarinë e tij në rrjetin social facebook ka treguar se “Qeveria ka miratuar edhe vendimin për pagesën e specializantëve me vetëfinancim, nga kategoria ekonomike subvencione dhe transfere”.

Ministri gjithashtu ka potencuar se personeli shëndetësor dhe teknik të cilët kanë qenë të angazhuar në menaxhimin e pandemisë, do të përfitojnë mbështetje financiare.

Në anën tjetër, Qeveria e Kosovë në mbledhjen e mbajtur sot, ka bërë të ditur se 10 milion euro janë ndarë për shëndetësinë në Kosovë, më saktësisht për menaxhimin me pandeminë SARS-CoV-2.

Kjo kosto do të orientohet për të blerë aparatura dhe materiale shëndetësore.

Qeveria gjithashtu pati ndarë 40 milion euro për pandeminë SARS-CoV-2, por përkundër, Kosova është i vetmi vend në rajon i pafurnizuar me vaksinën anti-COVID19.

KALLXO.com pati raportuar edhe për mos pagesën e shkollimit e specializantëve nga Gjakova, por pas raportimit 13 specializantët nënshkruan kontratat.

Pas raportimit të KALLXO.com specializantët nga Gjakova nënshkruajnë kontratat