Dy vëllezër nga Istogu dyshohen se tentuan t’i fusin në veturë me forcë dy të mitura, arrestohet njëri

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi dyshohet se bashkë me vëllain e tij, duke i mashtruar i kishin ngacmuar dhe tentuan ti fusin në veturë dy të mitura në Istog.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

I dyshuari tjetër, vëllai i tij, gjendet në arrati.

Rasti po trajtohet si ngacmim seksual.

Me një rast të rëndë, Kosova ishte tronditur kur Policia njoftoi se një 11-vjeçare dyshohet së është dhunuar nga pesë persona në Prishtinë më 27 gusht.

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masë paraburgimi prej një muaji, të dyshuarve për dhunimin e një 11-vjeçares.

Emisionin e plotë të KALLXO.com për dosjen e dhunimit të 11-vjeçares mund ta ndiqni në këtë LINK.